Wikiquote:Administrata
| ||
Çfarë janë administratorët?
Administratorët në Wikicitate kanë disa privilegje më shumë se anëtarët e thjeshtë. Një administrator mundet të:
- mbrojë dhe lirojë faqet per redaktim;
- redaktojë faqet e mbrojtura dhe ato në hapësirën MediaWiki;
- grisë dhe të rikthejë nga grisja faqet;
- bllokojë përdorues dhe adresa IP të caktuara;
Edhe pse një administrator zotëron këto privilegje ai mbetet njëlloj i varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.
Si mund të bëhem unë një administrator?
Të gjithë mund të kandidojnë për pozicionit e administratorit pasi të përmbushin disa kushte fillestare.
- Më shumë se 1 vit përvojë në Wikicitate.
- Më shumë se 1000 redaktime.
Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një përdorues çfarëdo si administrator. Për të kandiduar veten ose dikë si administrator, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë. Nëse kandidati nuk grumbullon mbi 10 vota pro atëherë përzgjedhja e tij do të varet nga besimi që ka krijuar në komunitet e do t'i takojë administratës të thotë fjalën e fundit, e cila dhe mund ta refuzojë rezultatin pozitiv. Votimi do të zgjasë minimalisht 2 javë që nga data e hapjes. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur.
Kandidaturat duhet të shtohen në ndarjen e duhur duke ndjekur formatin e mëposhtëm:
=== [[Përdoruesi:Emri|Emri]] === *Arsyeja për kandidim. ~~~~ ====Votimi==== *{{PRO}} ~~~~ *{{KUNDËR}} ~~~~ *{{ASNJANËS}} ~~~~ ====Diskutimi====
Kandidaturat
Kandidatura nga të tjerë
Kandidatura vetjake
- Ripërtëritje mandatesh (administrator normal + ndërfaqeje) - Klein Muçi (diskutimet) 30 qershor 2021 10:37 (CEST)
Votimi
PRO --Berishasinan (diskutimet) 30 qershor 2021 13:36 (CEST)
Diskutimi
Diskutimi në Meta - U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2021 13:03 (CEST)
Diskutimi
- Ripërtëritje mandatesh (administrator normal + ndërfaqeje) Klein Muçi - Klein Muçi (diskutimet) 1 qershor 2020 11:20 (CEST)
Votimi
- PRO Miranda038 (diskutimet) 1 qershor 2020 14:53 (CEST)
- PRO - Berishasinan (diskutimet) 1 qershor 2020 18:56 (CEST)
- PRO --Liridon (diskutimet) 4 qershor 2020 22:27 (CEST)
Diskutimi
Diskutimi në Meta - U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 6 qershor 2020 19:39 (CEST)
Pasi të kenë kaluar minimalisht 2 java nga hapja e një votimi dhe të jenë kryer të gjitha diskutimet e nevojshme, nëse rezultati përfundimtar mbetet pozitiv kërkesa duhet të dorëzohet për aprovim në Meta-Wiki te kujdestarët duke qenë se aktualisht komuniteti i Wikicitate është tepër i vogël për të pasur burokratë të vetët.
Nëse gradoheni si administrator, ju lutemi, kujdesuni të vendosni stampën {{Stampa:Admin}} në faqen tuaj të përdoruesit. Kjo bën që profili juaj të renditet mes administratorëve të tjerë në kategorinë përkatëse.
Lista e administratorëve aktualë mund të gjendet këtu.