Armiku

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search

Armiku është personi që urren dikë dhe përpiqet t'i bëjë keq, që është kundër tij dhe e lufton.

Thënie[Redakto]

  • Predha që e ndjek armikun më shumë vret se ajo që mbyt.[1]
Maksut Shehu
  • Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë.[2]
Ismail Kadare
  • Armiku i zbuluar është gjysmë i mundur.[3]
Miço Kallamata
  • Më rrezik është për armikun të jesh frikacak i gjallë se sa trim i vdekur.[4]
Rexhep Hoxha
  • Me armikun nuk rrëzohet armiku![5]
Artim Jashari
  • Trimi e lufton armikun për së gjalli, i ligu për së vdekuri.[6]
Sylë Dreshaj
  • Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet ose nënvleftësohet.[7]
Enver Hoxha
  • Armikun e pabesë nuk e shpëton dot as errësira e natës e as largësia e pafund.[8]
Nasho Jorgaçi
  • Armiku më i madh i njeriut është vetvetja... nga tjetri ka gjasë të shpëtosh, por nga vetvetja kurrë.[9]
Ismail Kadare
  • Armiku është si gjarpëri. Armikut s'i duhet besuar kurrë, sidomos kur ai të buzëqesh e të premton miqësi.[10]
Moikom Zeqo
  • Armikut i ruhen të gjithë, edhe budallenjtë. Mikut i ruhen të mençurit.[11]
Daut Demaku
  • Bëje armikun të të lakmojë.[12]
Ali Berisha
  • Fito një armik në ditë dhe sytë e botës kanë me u sjellun kah ti![13]
Lazër Shantoja

Proverba[Redakto]

Referimet[Redakto]

  1. ^ Shehu, Maksut (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 22.  978-9951-06-231-2.
  2. ^ Kadare, Ismail (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 22.  978-9951-06-231-2.
  3. ^ Kalamata, Miço (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 21.  978-9951-06-231-2.
  4. ^ Hoxha, Rexhep (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 21.  978-9951-06-231-2.
  5. ^ Jashari, Artim (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 21.  978-9951-06-231-2.
  6. ^ Dreshaj, Sylë (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. f. 21.  978-9951-06-231-2.
  7. ^ Hoxha, Enver (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  8. ^ Jorgaçi, Nasho (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  9. ^ Kadare, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  10. ^ Zeqo, Moikom (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  11. ^ Demaku, Daut (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  12. ^ Berisha, Ali (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 20.  978-9951-06-345-6.
  13. ^ Shantoja, Lazër (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. f. 23.  978-9951-06-404-0.


Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]