Franz Kafka

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search
Kafka.jpg

Franz Kafka (3 korrik 1883 - 3 qershor 1924) ka qenë shkrimtar bohem gjermanofolës, i cilësuar si një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe modernistët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

Thënie[Redakto]

  • Ai që s'di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën.[1]
  • Një libër duhet të jetë një kazmë që të çajë detin e ngrirë brenda nesh.[1]
  • Shenja e parë e të kuptuarit shfaqet me dëshirën për të vdekur.[1]
  • Njeriu i torturuar nga djajtë vetjak hakmerret marrërisht ndaj të tjerëve.[1]
  • Unë e dua, por nuk mund t'i flas. Kujdesem gjithmonë që të mos e takoj.[1]
  • Pyetjet që nuk marrin përgjigje që në lindje, nuk do të marrin përgjigje kurrë.[1]
  • Prindërit që presin mirënjohje nga të bijtë janë si fajdexhinjtë që rrezikojnë qëllimisht paratë e tyre në mënyrë që të arkëtojnë interesat.[1]
  • Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari.[1]
  • Frika ime është esenca ime dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.[1]
  • Është e vështirë të thuhet e vërteta, sepse përnjëmend ekziston vetëm një e tillë, por ajo është e gjallë dhe zotëron gjithashtu një fytyrë të gjallë e të paqëndrueshme.[1]
  • E keqja e njeh të mirën, por e mira nuk e njeh të keqen.[1]
  • Nuk mund të jetë kurrë e vogël dhurata që jepet me dashuri.[1]
  • Dashuria nuk është problemi, si nuk është problemi makina: problemet i kanë shoferi, pasagjerët dhe rruga.[1]

Thënie për të[Redakto]

  • Kafka përshkroi me një fuqi të mrekullueshme imagjinare kampet e ardhshme të përqendrimit, paqëndrueshmërinë e ardhshme të ligjit, absolutizmin e ardhshëm të Aparatit shtetëror.
Bertolt Brecht

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Shënime[Redakto]

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m Kafka.

Referime[Redakto]

  • Kafka, Franz. "Aforizma.al - Thënie nga Franz Kafka". Aforizma.al. Marrë më 29 shtator 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: