Historia
Appearance
Historia është shkencë shoqërore, e cila merret me studimin e së kaluarës së njerëzimit, së tashmes, dhe përmes këtyre të dyjave, studion të ardhmen.
Thënie
[Redakto]- Nuk nevojitet udhëtimi në kohë për të qenë historian.
- Nëse mendon se këto janë kohë të vështira, lexo librat e historisë.
- Iluzioni është rrodhja më e pashqitshme e ndërgjegjes kolektive. Historia jep mësim, por nuk ka nxënës.
- Historia na mëson se gratë do të harrohen nëse ato harrojnë të mendojnë për vete.
- Ata që nuk e njohin historinë janë të dënuar ta përsërisin.
- Historia na mëson se njerëzit dhe qeveritë nuk kanë mësuar kurrë asgjë nga historia.
- Një popull i madh është vërtet i tillë nëse konsideron të shenjta angazhimet që ka dhe nuk u shmanget sprovave madhore që përcaktojnë kursin e historisë.
- Poeti është historian i zemrës njerëzore.
- Atë çfarë ka krijuar përralla, nganjëherë e përsërit historia.
- E gjithë historia është vetëm përsëritje. Një shekull i ngjason një tjetri.
- Miti përjetësohet që historia të marrë sadopak kuptim.
- Për shkencë lexo libra të rinj, për histori lexo libra të vjetër: letërsia klasike është gjithmonë moderne.
- Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari.
- Të gjithë mendojnë se historia e tyre është më tragjikja.
- Sado e çuditshme të duket, jeta ime bazohet në një histori të vërtetë.
- Nuk mund të kulturohemi pa njohur historinë tonë.
- Një herë brenda rrjedhës së historisë, nuk del dot më.
- Një brez që injoron historinë, nuk ka të shkuar e as të ardhme.
- Kush e lexon historinë përveçse historianët kur korrigjojnë gabimet e tyre.
- Jeta është shumë e shkurtër për një histori të gjatë.
- Historitë që dëgjojmë kur jemi fëmijë janë ato që kujtojmë gjatë gjithë jetës.
- Historisë nuk i kërkohet as numri i të vdekurve dhe as kostoja e punëve të mëdha.
- Historiani është një profet që sheh nga e shkuara.
- Historia na kujton vetëm një zgjidhje krejtësisht radikale: përmbytjen universale.
- Historia është versioni i ngjarjeve të shkuara, për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakort.
- Historia është tërësia e gjërave që mund të ishin shmangur.
- Historia është shkenca e gjërave që nuk përsëriten.
- Historia është një udhë në kërkim të njeriut.
- Historia është gjithmonë ndryshe nga ç'ka ndodhur vërtet.
- Fakti se njerëzit nuk mësojnë shumë nga historia është mësimi më i rëndësishëm që historia na jep.[1]
Proverba
[Redakto]Shiko edhe
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ "Thënie dhe aforizma mbi fjalën Histori". Aforizma.al. Marrë më 8 shtator 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto]