Jump to content

Parashqevi Qiriazi

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880 – 17 dhjetor 1970) ishte mësuese shqiptare, e cila ia dedikoi jetën e saj alfabetit shqip.

Thënie

[Redakto]
  • Arësimi e mpron lirinë më mirë se sa një ushtëri.
  • Asgjë tjatër nuku e helmon qeveritarin më tepër se sa lajka.
  • Arsimi përket njerinë përgjithërisht - trupin, mëndjen edhe zembrën.
  • Të gjithë po kuptojnë se “dora që tund djepin është dora që urdhëron botën.
  • Jo vetëm djemtë, por edhe çupat lipset të marrin një stërvitje të plotë, mendore, fizike e morale.
  • Arsimi na aftëson të rrojmë me dinjitet, të bëhemi të dobishëm për vehten edhe për kombin tonë.
  • Duhet të gdhijë një ditë me dritë edhe për gratë, se themeli i një kombi qëndron mbi arsimin e gruas.
  • Njeriu i arsimuar është ay, mendja e të cilit është stërvitur të bashkëpunonjë për përparimin e njerzëimit.
  • Pas lirisë edhe drejtësise, vjen arsimi popullor, pa të cilin as drejtësia as liria nuku mundin të qëndrojnë për gjithënjë.
  • Ay që ndalon të vërtetën të dalë në shesh, për shkaqe vetiake është ose frikaman ose kriminel ose edhe frikaman edhe kriminel.
  • Mësimi është vetëm të mbledhurit e faktevet dhe të idhevet të të tjerëvet; është të mbushurit e mendjes me diturinë e gjëravet të ndryshme. Kështu që mësimi është vetëm një pjesë e arsimit.
  • Padija është një dobësirë. Sa më të pa ditur që të jemi, kaq më pak munt të përfitojmë nga fuqitë që na janë dhuruar prej Zotit. Si një foshnjë e cila sa do që i ka këmbët të shëndosha, nuku munt të qëndronjë mbi to.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]