Arma

Nga Wikiquote

Arma është mjet që mund të përdoret për të shkaktuar dëme ose për të vrarë e plagosur.

Thënie[Redakto]

  • Heshtja e armëve është po aq e rëndë sa krisma e tyre.[1]
Skënder Drini
  • Me një armë të zbrazët mund të trembësh armikun, por nuk mund ta zhdukësh.[2]
Jakov Xoxa
  • Pushka të len pa mashkuj e topi të len pa ylqe.[3]
Musë Hajdini
  • Dyfeku sa ka grykën e ka edhe fatin.[4]
Kasëm Trebeshina
  • Një e qëlluar e saktë e fshin fare të qëlluarën e mëparme.[5]
Kasëm Trebeshina
  • Kur bien topat, pushkët nuk dëgjohen.[6]
Ymer Minxhozi
  • Arma nuk merr zulm nga dora e farkatarit, por nga dora e luftëtarit.[7]
Haki Shehu
  • Plumbi me plumb del.[8]
Shote Galica
  • Sa të kërset pushka midis nesh, kurrë i huaji prej qafe s'ka me na u hjek.[9]
Xhemail Abria
  • Sa herë që dikush i ikën plumbit, aq herë i ka shpëtuar vdekjes.[10]
Zija Çela
  • Armiku më së shumti i frikësohet armës që nuk shihet.[11]
Ali Berisha
  • Pushka dhe kalemi janë si dy binjakë, njani shënon e tjetri gjuen, dhe nuk ban t'ndahen.[12]
Bajram Curri
  • Po si mund të qëndroj në burg ku nuk lënë armë në duart e të burgosurve.[13]
Azem Bejta
  • Këngën e lirisë asnjë saze s'e luan dot si dyfeku.[14]
Fan Noli
  • Koburja ka huqe. Po s'e zbraze me të nxjerrë nga këllëfi, ftohet dhe kërkon të hyjë përsëri në këllëf.[15]
Dritëro Agolli
  • Sa pushkë që kërset i thanë kushedi sa zemra menjiherë.[16]
Nazmi Rrahmani
  • Arma në shtëpi është si vdekja.[17]
Rudina Xhunga
  • Kurrë nuk bën të ketë më shumë armë, se mend.[18]
Remzi Limani
  • Armiqtë, kur shohin se po frikohesh më shumë se sa duhet, edhe më fort ta shtrëngojnë lakun.[19]
Rexhep Hoxha

Proverba[Redakto]

Referime[Redakto]

  1. ^ Drini, Skënder (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  2. ^ Xoxa, Jakov (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  3. ^ Hajdini, Musë (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  4. ^ Trebeshina, Kasëm (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  5. ^ Trebeshina, Kasëm (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  6. ^ Minxhozi, Ymer (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  7. ^ Shehu, Haki (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  8. ^ Galica, Shote (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
  9. ^ Abria, Xhemail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
  10. ^ Çela, Zija (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  11. ^ Berisha, Ali (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  12. ^ Curri, Bajram (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  13. ^ Bejta, Azem (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  14. ^ Noli, Fan (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  15. ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  16. ^ Rrahmani, Nazmi (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  17. ^ Xhunga, Rudina (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  18. ^ Limani, Remzi (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  19. ^ Hoxha, Rexhep (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]