Jump to content

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave (libri)

Artikull i mirë
Nga Wikiquote
Ky artikull është një artikull i mirë. Artikulli ndjek me përpikëri udhëzimet për krijimin, referimin dhe kategorizimin e një artikulli dhe ka një shtjellim të kënaqshëm të temës.


Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave është libri i dytë i serisë Harry Potter, i shkruar nga shkrimtarja J.K. Rowling. Libri është botuar për herë të parë në vitin 1998. Në shqip libri është sjellë nga Shtëpia Botuese DITURIA, nën përkthimin e Amik Kasoruhos. Në botimin shqip, libri ka 273 faqe dhe është botuar për herë të parë në vitin 2002.

Thënie

[Redakto]

Vernon Dërsli

[Redakto]
  • [Duke i folur Harrit për Hedvigun] Tri herë brenda një jave! Po s'e shtrove atë buf, bëj si të bësh dhe ma hiq![1]
  • A S'TA PATA THËNË? NË KËTË SHTËPI NUK DUA TA DËGJOJ FJALËN MAGJ... NUK DUA TA DËGJOJ! [duke i ulëritur Harrit, pasi ky i fundit përdor fjalën "magji"].[2]

Harri Poter

[Redakto]
  • [I drejtohet Dadlit] Harrove fjalën magjike.[1]
  • Nomen omen! Hokus pokus... Arti Morti... [Duke u shtirë para Dadlit sikur bën magji][3]
  • Do të takohemi verës që vjen! [duke iu drejtuar xhaxha Vernonit, pasi arratiset nga shtëpia me makinën e zotit Uezli][4]
  • Kjo është shtëpia më e bukur që kam parë deri sot. [duke iu drejtuar Ronit, për Shtrofkën][5]
  • [Duke folur me Ronin dhe Hermionen për prof. Lokhartin] Përvojë, the? Ta them unë, Hermionë: as s'kishte fare haber se ç'po bënte. [Ndërkohë, kur Hermiona i flet për mrekullitë që Lokharti ka bërë, ai i përgjigjet] Që thotë se ka bërë.[6]
  • [U drejtohet Ronit dhe Hermionës] Mesnatë. Më mirë shkojmë të biem në shtrat para se të vijë Pitoni dhe të kërkojë të na padisë për ndonjë gjë tjetër.[7]

Rubeus Hagrid

[Redakto]
  • I vetmi, jo më i miri. I vetëm, ashtu siç është i vetëm qorri me një sy në mes të të verbërve. [Kur Hermiona i thotë që prof. Lokharti është më i miri][8]
  • E dini si është puna... i kam... i kam ndihmuar pak. [tregon për kungujt që janë rritur së tepërmi][9]

Ron Uezli

[Redakto]
  • Mallfoi e quajti gjakpërzier, Hagrid...[10]
  • [Kur gjejnë Zonjushën Norris të ngurosur] Dëgjomëni mua. Nuk na leverdis të na gjenë këtu.[11]
  • Hermiona, lërmë ta lexoj temën tënde![12]
  • Nuk... më... pëlqejnë... merimangat.[13]

Hermionë Granxheri

[Redakto]
  • Nuk gjendet më asnjë kopje e lirë e librit "Hoguortsi: historia e një Shkolle Magjie". Sa do kisha dashur të mos e kisha lënë kopjen time në shtëpi! Po me gjithë ata libra të Lokhartit, nuk munda ta fusja dot në baule.[12]
  • [Kur Roni i kërkon që t'i lexojë detyrën] Në asnjë mënyrë! Ke pasur kohë dhjetë ditë që ta bëje.[12]

Dobi

[Redakto]
  • Harri Poter po pyetka në mund ta ndihmojë Dobin... Dobi ka dëgjuar sa i rëndësishëm është, po nuk e dinte sa zemërmirë na qenkësh...[14]
  • Harri Poter nuk duhet të kthehet në Hoguorts![15]

Zonja Uezli

[Redakto]
  • Shtretërit bosh! As edhe një pusullë... Makina që ishte zhdukur... Mund edhe të ishit përplasur... S'më mbante vendi nga meraku... Por mos ju bëhej vonë juve?... Kurrë ndonjëherë në jetën time... Po pritni sa të kthehet babai në shtëpi. Billi, Çarli dhe Persi nuk na kanë mërzitur kurrë kaq shumë...[16]
  • [Duke iu drejtuar zotit Uezli] Sonte djemtë e tu kanë fluturuar me atë makinë deri te shtëpia e Harrit dhe pastaj janë kthyer mbrapsht![17]
  • [Përmbajtja e Letrës Ulëritëse që i dërgon Ronit] ... TË VJEDHËSH MAKINËN! NUK DO TË ÇUDITESHA ASPAK SIKUR TË TË PËRZININ! PRIT PA TA TREGOJ UNË! NUK MENDOVE ASFARE SE Ç'HOQËM, YT ATË DHE UNË, KUR PAMË SE NUK ISHTE MË ATY... NJË LETËR NGA URTIMORI MBRËMË! PANDEHA SE YT ATË DO TË VDISTE NGA TURPI! NUK TË KEMI MËSUAR TË SILLESH NË KËTË MËNYRË! MUND TË VDISNIT, TI DHE HARRI...! JAM ME TË VËRTETË E ZEMËRUAR! TËT ATË KANË PËR TA PYETUR NË ZYRË DHE TËRË KJO PËR FAJIN TËND! EDHE NJË GABIM TJETËR PO TË BËSH, DO TË TË MARRIM FILL E NË SHTËPI![18]

Zoti Uezli

[Redakto]
  • [Kur merr vesh që fëmijët e tij kanë fluturuar me makinën] Me gjithë mend? Dhe punoi në rregull? [pastaj shikon sytë e përndezur të Moli Uezlit] D-dua të them se k-keni b-bërë sh-shumë k-keq, djema... shumë, shumë keq...[17]

Xhuxhët e oborrit të Shtrofkës

[Redakto]
  • Lësssomë! Lësssomë![19]

Pasqyra e Shtrofkës

[Redakto]
  • Fute këmishën nën pantallona, shkatarraq![5]

Bazilisku

[Redakto]
  • Eja... eja pranë meje... Do të të shqyej... Do të të bëj copash... Do të të vras...[20]

Profesor Pitoni

[Redakto]
  • Kështu domethënë, treni s'na qenka i denjë të mbartë të famshmin Harri Poter dhe shokun e tij besnik Uezli. Ne paskeshim pasur qejf të mbërrinim tërë pohë e bujë, kështu zotërinj?[21]
  • Derisa të provohet e kundërta, eksperti i shurupeve në këtë shkollë jam unë. [drejtuar profesor Lokhartit][22]

Drako Mallfoi

[Redakto]
  • Foto me firmë? Shpërndake fotografi me firmën tënde, Poter?[23]
  • Druajuni, Armiq të Trashëgimtarit! Herën tjetër ka për të qenë radha juaj, gjakpërzier![11]

Argus Laraska

[Redakto]
  • Ç'është tërë ky pisllëk! Rrëmujë dhe pisllëk gjithandej! Tashti mjaft! Eja mbas meje, Poter![24]

Niku-Zëre-Pa-Kokë

[Redakto]
  • Sa djalë i mirë je! Harri Poteri në festën e Ditëvdekjes sime! Dhe... a thua do të kesh mundësi t'i thuash Sër Patrikut sa i llahtarshëm dhe sa i frikshëm dukem unë?[26]

Mërsina Ankaçe

[Redakto]
  • [Duke iu drejtuar Harrit, Ronit dhe Hermionës] Nuk ma hidhni mua! Mos mendoni se nuk e di se ç'thotë gjindja për mua mbas shpine? Mërsina trashaluqe! Mërsina e shëmtuar! Mërsina qaramane, përherë e pakënaqur, Mërsina që ngërdheshet![27]
  • [Duke iu drejtuar Hermionës, për praninë e Harrit dhe të Ronit në banjën e vajzave] Kjo është banja e vajzave. Ata të dy nuk janë vajza.[28]

Profesoresha MekGur

[Redakto]
  • Severus, mjaft! Nuk ka arsye pse djali të mos luajë Kuidiç. Macja nuk është goditur në kokë me bisht fshese. Nuk ka prova që Poteri të ketë bërë ndonjë gjë të keqe. [Kur profesor Pitoni këshillon që Harri të përjashtohet nga skuadra e Kuidiçit, pas sulmit ndaj Zonjushës Norris][22]

Profesor Urtimori

[Redakto]
  • [Për Harrin] Është i pafajshëm derisa nuk është provuar e kundërta.[22]

Profesor Binsi

[Redakto]
  • Lënda ime është Historia e Magjisë, unë merrem me fakte zonjusha Granxher, jo me përralla dhe me gojëdhëna.[29]


Dialogët

[Redakto]

[Në Shtrofkë, ndërkohë që bisedohet për të udhëtuar me Pluhurin Fluturues]

Harri Poter: - Ç-çfarë duhet të bëj?
Ron Uezli: - Harri nuk ka udhëtuar asnjëherë me Pluhurin Fluturues. Më fal, Harri, më kishte dalë nga mendja!
Moli Uezli: - Asnjëherë? Po si shkove vjet në Diagon Alli për të blerë sendet që të nevojiteshin?
Harri Poter: - Shkova me metro...
Artur Uezli: - Me të vërtetë? A kishte aty nga ato shkallët që lëvizin? Si funk...
Moli Uezli: - Pyete pastaj, Artur. Pluhuri Fluturues është shumë më i shpejtë, i dashur, por, ruajna Zot, deri sa s'e ka përdorur ndonjëherë më parë...[30]

[Harri dhe Roni, duke përgjuar në Sallën e Madhe]

Harri Poter: - Prit, prit... Ka një karrige bosh në tryezën e mësuesve... Ku është Pitoni?
Ron Uezli: - Mbase është sëmurë!
Harri Poter: - Mbase është larguar, meqë përsëri nuk e emëruan mësues të Mbrojtjes nga Artet e Errëta.
Ron Uezli: - Ose ndoshta e kanë pushuar nga puna! Dua të them se askush s'e do...
Severus Pitoni: - Ose është duke pritur të marrë vesh pse ju të dy nuk keni ardhur me trenin e shkollës.[18]

Pjesë nga rrëfimi

[Redakto]
  • DHOMËN E TË FSHEHTAVE E KANË HAPUR. DRUAJUNI, ARMIQ TË TRASHËGIMTARIT![31]

Slloganet

[Redakto]

Thënie për të

[Redakto]
  • Harry Poter dhe Dhoma e të Fshehtave është një rrëfim i mrekullueshëm, që të lë pa frymë, plot sharm dhe madje më i bukur sesa libri i mëparshëm. -The Los Angeles Times[32]
  • Admiruesit e Harrit, që e kanë pritur me padurim kthimin e Harri Poterit, do të mbeten sërish gojëhapur. Rowling duhet të jetë diplomuar edhe vetë në Hoguorts, duke gjykuar nga aftësia e saj për të krijuar një rrëfenjë kaq përpirëse, plot fantazi, me humor dhe, mbi të gjitha, që të mban pezull deri në ankth, pa i lënë asgjë mangut magjisë. -Publisher's Weekly[32]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Shënime

[Redakto]
  1. ^ a b Rowling 2002, f. 7.
  2. ^ Rowling 2002, f. 8.
  3. ^ Rowling 2002, f. 13.
  4. ^ Rowling 2002, f. 28.
  5. ^ a b Rowling 2002, f. 39.
  6. ^ Rowling 2002, f. 86.
  7. ^ Rowling 2002, f. 120.
  8. ^ Rowling 2002, f. 95.
  9. ^ Rowling 2002, f. 97.
  10. ^ Rowling 2002, f. 96.
  11. ^ a b Rowling 2002, f. 115.
  12. ^ a b c Rowling 2002, f. 122.
  13. ^ Rowling 2002, f. 127.
  14. ^ Rowling 2002, f. 17.
  15. ^ Rowling 2002, f. 18.
  16. ^ Rowling 2002, f. 32.
  17. ^ a b Rowling 2002, f. 37.
  18. ^ a b Rowling 2002, f. 66.
  19. ^ Rowling 2002, f. 34.
  20. ^ Rowling 2002, f. 100.
  21. ^ Rowling 2002, f. 67.
  22. ^ a b c Rowling 2002, f. 119.
  23. ^ Rowling 2002, f. 81.
  24. ^ Rowling 2002, f. 103.
  25. ^ Rowling 2002, f. 104.
  26. ^ Rowling 2002, f. 107.
  27. ^ Rowling 2002, f. 111.
  28. ^ Rowling 2002, f. 129.
  29. ^ Rowling 2002, f. 123.
  30. ^ Rowling 2002, f. 43.
  31. ^ Rowling 2002, f. 114.
  32. ^ a b Rowling 2002.

Referime

[Redakto]
  • Rowling, J. K. (2002) [1998]. Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-47-83-8.

Shiko dhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: