Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (libri)
Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit është libri i tretë i serisë "Harry Potter", i shkruar nga shkrimtarja J.K. Rowling. Libri është botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe, në vitin 1999. Në shqip libri është sjellë nga Shtëpia Botuese DITURIA, nën përkthimin e Amik Kasoruhos. Në botimin shqip, libri ka 323 faqe dhe është botuar për herë të parë në vitin 2003.
Thënie
[Redakto]Vernon Dërsli
[Redakto]- [Kur jepet lajmërimi për Sirius Blekun] Kur kanë për ta kuptuar se këta lloj njerëzish duhen dënuar me vdekje?[1]
- Do të t'i thyej kockat një e nga një, e more vesh? [i drejtohet Harrit] [2]
Harri Poter
[Redakto]- [Duke iu drejtuar xhaxha Vernonit për hallë Marxhin] E bëri hak. E bëri me të vërtetë hak. Mos m'u afro![3]
- Unë nuk e kërkoj belanë. Zakonisht është belaja që vjen e më gjen.[4]
- [Kur Roni dhe Hermiona mëdyshen nëse duhet të shkojë edhe Harri te Hagridi] Unë e kam lejen që të kaloj nëpër lëndina! Sirius Bleku ende s'i është përvjedhur mbikëqyrjes së Marrosësve, apo jo?[5]
Kornelius Gjelsheqeri
[Redakto]- [Duke i folur Harrit për kushërinjtë Dërsli] Në fund të fundit ata janë familja jote dhe jam i sigurtë se thellë në zemër, hëm, shumë thellë, e doni njëri-tjetrin. [6]
Pasqyra Magjike në bujtinën e Tomit
[Redakto]- [Kur Harri përpiqet të shtrojë flokët] I je futur një beteje pa shpresë fitoreje, miku im! [7]
Ron Uezli
[Redakto]- [I drejtohet Hermionës kur ajo blen Kërcigrepin] Bleve këtë përbindësh?![8]
- Harri nuk është aq budalla sa të shkojë të kërkojë një të marrë që synon ta vrasë.[4]
- [Në orën e Parashikimit, kur Harri po i lexon filxhanin e çajit] Syri yt i Brendshëm ka nevojë për një vizitë të mirë, dëgjomë mua. [9]
- [Kur profesor Pitoni nuk i jep të drejtën e fjalës Hermionës, duke e quajtur atë "shitmendëse"] Ju na bëtë një pyetje dhe Hermiona e di përgjigjen! Atëherë pse na pyetni, kur nuk dashkeni ta dëgjoni?[10]
- E dini çfarë më detyron të bëj...? [dhe ia këputi Pitonit një të sharë që ngjalli protestën e skandalizuar të Hermionës] Duhet të pastroj oturakët e infermierisë. Pa magji![11]
Artur Uezli
[Redakto]- Harri, betomu se nuk do ta kërkosh Blekun! [12]
Hermionë Granxher
[Redakto]- Ron, mos fol marrëzira! Bleku ka vrarë deri tashti disa njerëz në mes të një rruge të mbushur plot e përplot. Mendon me të vërtetë se do të heqë dorë dhe nuk do ta mësyjë Harrin, vetëm se do t'i ndodhemi ne pranë?[13]
Profesor Lupini
[Redakto]- Nuk pata futur helm në atë çokollatë, mos u bëni merak...[14]
- [Kur Harri i thotë që Qullsin e tij e mendonte si Marrosës] E marr vesh. Mirë, mirë... Po më çudit. Kjo tregon se ajo që ke më tepër frikë është... frika. Shumë me vend, Harri.[15]
Drako Mallfoi
[Redakto]- Të ra të fikët, Poter? Domethënë Longbotomi paska thënë të vërtetën? Të ra të fikët përnjëmend?[16]
- Në rregull, o kafshë e shëmtuar? [Duke iu drejtuar Hipogrifit][17]
- [Thirrjet e Mallfoit pasi e sulmon Hipogrifi] Po vdes! Po vdes, shikoni këtu! Më vrau![5]
- Marrosësit të çojnë shumë të fala, Poter![18]
Madamë Pomfri
[Redakto]- [Kur merr vesh që është Harri studenti i sëmurë] Ama ti qenke?! Ma do mendja se edhe kësaj radhe ke qenë duke bërë ndonjë gjë të rrezikshme.[19]
- [Kur Harri i thotë që i kishte dhënë profesor Lupini çokollatë kundër Marrosësve] Ashtu? Domethënë se e paskemi tashti më në fund një mësues për Mbrojtjen Kundër Arteve të Errëta që e njeh zanatin e vet?[20]
Sër Kadogani
[Redakto]- [Duke iu drejtuar Harrit, Ronit dhe Hermionës] Oho! Ç'janë këta harbutë që guxojnë të shkelin në tokat e mia! Mos keni ardhur të talleni me mua? Ikni këndej, horra të zgjebosur![21]
Profesoresha Trelaunej
[Redakto]- [Fjalët e para të profesoreshës Trelaunej, në orën e parë të mësimit] Mirë se erdhët! Më bëhet qejfi që më së fundit po ju shoh të gjallë përpara syve.[22]
- Nuk guxoj të ulem, profesor! Po të ulem me ju, do të bëhemi trembëdhjetë vetë në tryezë. Fatkeqësia më e madhe! Mos harroni se kur hanë bashkë trembëdhjetë vetë, ai që ngrihet i pari ka për të vdekur i pari![23]
Pansi Parkinson
[Redakto]- Hej, Poter! Poter! Po ia bëhin Marrosësit, Poter! Uuuuuu![24]
Rubeus Hagrid
[Redakto]- [Pasi kujtohet që Harri nuk duhet të lëvizë natën] Ç'PO BËN KËSHTU, ËH? TI NUK DUHET TË BREDHËSH KUR ËSHTË ERRËSIRË, HARRI! DHE JU TË DY QË MA LINI TË SOROLLATET! Shkojmë tashti! Po ju përcjell në shkollë dhe nuk dua më t'ju shoh të dilni dhe të vini të më takoni kur është errësirë, kurrë më. Nuk ia vlen![25]
Ngac Poltergeisti
[Redakto]- O Lupin, Lupin i marrë! O Lupin, Lupin i marrë, i marrë Lupin...[26]
Argus Laraska
[Redakto]- [Kur ky pyet Harrin se ç'po bënte dhe Harri i përgjigjet që asgjë] Ec e besoje! Je duke u sorollatur tinëz... Pse s'ke shkuar në Hogsmid të blesh sheqerka erëkeqe, pluhur gromësire dhe krimba fshikullues, si ata maskarenjtë, shokët e tu?[27]
Severus Piton
[Redakto]- [I shfaq profesor Urtimorit dyshimet e tij mbi profesor Lupinin, se si ky i fundit mund të jetë duke ndihmuar Sirius Blekun] Më duket... thuajse e pamundur... që Bleku t'ia dalë të futet në shkollë pa u ndihmuar nga dikush nga brenda. Unë jua pata shfaqur shqetësimin tim, kur ju emëruat...[28]
- ... shkoni në faqen 394. Që të gjithë! Tashti![10]
- Ç'kërkonte koka jote në Hogsmid, Poter? Koka jote s'ka leje për të shkuar në Hogsmid. Asnjë pjesë e trupit tënd nuk ka leje të shkojë në Hogsmid.[29]
Albus Urtimor
[Redakto]- [I përgjigjet profesor Pitonit mbi dyshimet e këtij të fundit për profesor Lupinin] S'më besohet që në tërë kështjellën të gjendet qoftë edhe vetëm një njeri që mund ta ketë ndihmuar Blekun të hyjë.[28]
Fred Uezli
[Redakto]- [Kur Harri pyet Fredin se ku është Bastoni, pasi kishin humbur ndeshjen me Baldoskuqtë] Është duke bërë dush. Mbase po përpiqet të mbytet.[30]
Oliver Bastoni
[Redakto]- Kemi lajme të këqia, Harri. Sa po vij nga profesoresha MekGur, me të cilën folëm për punën e Shigjetës së Zjarrtë. Ajo... hëm... është pak e zemëruar me mua. Më tha se unë nuk e kuptoja se çka është më e rëndësishme. Më tha se më interesonte më shumë fitimi i Kupës sesa jeta jote, vetëm e vetëm sepse i thashë që nuk ishte kushedi se çfarë po të të hidhte poshtë bishti i fshesës, mjaft që ti të rrokje Topthin e Artë më përpara. Ta kishe dëgjuar si ulërinte... sikur t'i kisha thënë një gjë të tmerrshme...[31]
- [Kur Harri ndalohet nga Ço Çangu, gjatë ndeshjes] HARRI, NUK ËSHTË KY ÇASTI PËR T'U SJELLË FISNIKËRISHT! PO T'U DESH, RRËZOJE NGA FSHESA![32]
Profesoresha MekGur
[Redakto]- Dhe dëgjo, Poter...përpiqu të fitosh, dakord? Përndryshe do të skualifikohemi për të tetin vit rresht, siç pati mirësinë të ma kujtonte profesori Piton bash mbrëmë...[33]
Persi Uezli
[Redakto]- Harri, bëj çmos të fitosh! Unë si kam dhjetë galeonët![34]
Pjesë rrëfimi
[Redakto][Harta e Pretarit]
ZOTËRINJTË, HËNORI, BISHTNXEHTI, HAPABUTI DHE BRIDEGA,
KËSHILLTARË DHE ALEATË TË KEQBËRËSVE MAGJIKË,
KANË KËNAQËSINË T'JU PARAQESIN
HARTËN E PRETARIT
[Fjalitë e Hartës së Pretarit, drejtuar profesor Pitonit]
- Zoti Hënor i paraqet nderimet e veta profesorit Piton dhe i lutet të mos e fusë hundën e tij tejet të gjatë në punët e të tjerëve.[36]
- Zoti Bridega është dakord me zotin Hënor dhe shton se profesori Piton është një kaqol që s'e ka shokun.[36]
- Zoti Hapabuti dëshiron të vërë në dukje habinë e tij që një fyell si ai ka mundur të bëhet profesor.[36]
- Zoti Bishtnxehti i uron ditë të mbarë profesorit Piton dhe i jep një këshillë: laji flokët, zhuls![36]
Dialogë
[Redakto][Në orën e profesoreshës MekGur, pasi kishin mbaruar orën e parë të mësimit me profesoreshën Trelaunej]
- Profesoresha MeGur: - Po a s'më thoni, ç'keni kështu sot? Jo se ka ndonjë rëndësi të madhe, por është hera e parë që një shndërrim i imi nuk pritet me duartrokitje.
- Hermionë Granxher: - Na falni, profesoreshë, por tashti sapo bëmë orën tonë të parë të Parashikimit të së Ardhmes. Po shikonim gjethet e çajit dhe...
- Profesoresha MeGur: - E mora vesh! S'ka nevojë të thoni gjë tjetër, zonjusha Granxher. Pa më thoni, cili prej jush do të vdesë sivjet?
- Harri Poter: - Unë.
- Profesoresha MeGur: - E kuptoj. Atëherë është mirë ta dish Poter se Sibil Trelaunej, çdo vit, qysh kur ka ardhur në këtë shkollë, ka parashikuar vdekjen e një nxënësi. Deri sot askush nuk ka vdekur. Mënyra e saj më e pëlyer për t'i uruar mirëseardhjen një klase të re, është të shohë gjithandej shenja vdekjeje. Për fat që s'e kam zakon të flas keq për kolegët e mi...
[Profesoresha MekGur ndërpret fjalën, për të folur përsëri, me zë të qetë]
- Profesoresha MeGur: - Parashikimi është një nga sektorët më të pasaktë të magjisë. Nuk do t'jua fsheh, por mezi e kapërdij. Parashikuesit e vërtetë janë shumë të rrallë dhe profesoresha Trelaunej...
[Duke folur me ton më praktik]
- Profesoresha MeGur: - Mua më duket se gëzon shëndet të plotë, Poter, prandaj do të më falësh që s'po të lë pa detyra sot. Por mos u shqetëso: po të vdesësh, nuk je i detyruar të m'i dorëzosh. [37]
[Kur Sirius Blek futet në Hoguorts natën e Hallouinit dhe Grifartët flejnë në Sallën e Madhe]
- Hermionë Granxher: - Ej, vetëm unë e paskam marrë mundimin ta lexoj Historinë e Hoguortsit?
- Ron Uezli: - Ka të ngjarë. Pse?
- Hermionë Granxher: - Sepse kështjellën nuk e mbrojnë vetëm muret. Ka shorti gjithëfarëllojesh për t'i penguar njerëzit që të hyjnë fshehurazi këtu. Këtu nuk mund të Trupëzohet askush dhe pikë.[38]
Slloganet
[Redakto]Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Shënime
[Redakto]- ^ Rowling 2003, f. 19.
- ^ Rowling 2003, f. 21.
- ^ Rowling 2003, f. 28.
- ^ a b Rowling 2003, f. 61.
- ^ a b Rowling 2003, f. 93.
- ^ Rowling 2003, f. 38.
- ^ Rowling 2003, f. 46.
- ^ Rowling 2003, f. 50.
- ^ Rowling 2003, f. 83.
- ^ a b Rowling 2003, f. 131.
- ^ Rowling 2003, f. 132.
- ^ Rowling 2003, f. 60.
- ^ Rowling 2003, f. 63.
- ^ Rowling 2003, f. 69.
- ^ Rowling 2003, f. 119.
- ^ Rowling 2003, f. 70.
- ^ Rowling 2003, f. 92.
- ^ Rowling 2003, f. 122.
- ^ Rowling 2003, f. 71.
- ^ Rowling 2003, f. 72.
- ^ Rowling 2003, f. 78.
- ^ Rowling 2003, f. 80.
- ^ Rowling 2003, f. 173.
- ^ Rowling 2003, f. 76.
- ^ Rowling 2003, f. 95.
- ^ Rowling 2003, f. 101.
- ^ Rowling 2003, f. 118.
- ^ a b Rowling 2003, f. 126.
- ^ Rowling 2003, f. 212.
- ^ Rowling 2003, f. 137.
- ^ Rowling 2003, f. 185.
- ^ Rowling 2003, f. 196.
- ^ Rowling 2003, f. 187.
- ^ Rowling 2003, f. 194.
- ^ Rowling 2003, f. 146.
- ^ a b c d Rowling 2003, f. 215.
- ^ Rowling 2003, ff. 85 - 86.
- ^ Rowling 2003, f. 125.
Referime
[Redakto]Rowling, J. K. (2003) [1999]. Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-59-03-8.
Shiko dhe
[Redakto]- Harry Potter dhe Guri Filozofal (libri)
- Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave (libri)
- Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (libri)
- Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit (libri)
- Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier (libri)