StarIconSilver.png

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier (libri)

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search
StarIconSilver.png Ky artikull është një artikull i mirë. Artikulli ndjek me përpikëri udhëzimet për krijimin, referimin dhe kategorizimin e një artikulli dhe ka një shtjellim të kënaqshëm të temës.


Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier është libri i gjashtë i serisë "Harry Potter", shkruar nga J. K. Rowling e botuar për herë të parë në vitin 2005, në Britaninë e Madhe. Libri paraprihet nga Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit dhe pasohet nga Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes", që është edhe libri i fundit i serisë. Në shqip libri është sjellë nga Shtëpia Botuese DITURIA, nën përkthimin e Amik Kasoruhos.

Thënie[redakto]

Albus Urtimori[redakto]

  • [Në takimin që Albus Urtimori pati me familjen Dërsli kur shkoi për të marrë Harrin.] Them se po bëheshit gati të më gostitnit me ndonjë pije, por, mesa po shoh, qenkam aq optimist sa mund të më quajnë edhe të çmendur.[1]
  • [Kur Harri i thotë që të mos mërzitet.] Unë nuk mërzitem, Harri. Unë jam me ty.[2]
  • Nuk ka pse njeriu të ketë frikë nga kufoma e një të vdekuri, Harri, po aq sa nuk ka pse t'i trembet errësirës. Ne i trembemi të panjohurës dhe asgjëje tjetër, kur shohim një të vdekur apo errësirën.[3]
  • [Kur Urtimori pi lëngun ngjyrë smeraldi në shpellë] Dua të vdes! Dua të vdes! Mjaft, mjaft, dua të vdes![4]
  • [Kur Lordi Flurondvdekje i thotë Urtimorit që nuk njihet më me emrin "Tom", por e njohin si...] E di si të njohin. Por për mua them se ke për të qenë përherë Tom Ridlli. Një nga manitë e bezdisshme që ka të bëjë me mësuesit e vjetër, është se ata nuk i harrojnë fillimet e nxënësve të tyre.[5]
  • [Kur Fluronvdekja i thotë Urtimorit që ka shtyrë kufijtë e magjisë më tej...] Disa lloj magjish. Për disa. Për të tjerat ti ke mbetur...më fal, por ke mbetur... një qyqar i paditur.[6]

Rubeus Hagrid[redakto]

  • Puna është ... se Aragogu ... kam frikë se është duke vdekur ... ka qenë sëmurë tërë verën dhe nuk është përmirësuar ... Nuk e di ç'do të bëj, nëqoftëse ai ... ne kemi jetuar bashkë kaq shumë kohë ...[7]
  • Ah, medet, i miri vdes i ri![8]

Harri Poter[redakto]

  • [Kapitulli 17, Një kujtim i ndryshuar, Zonja Uezli takon Harrin dhe e këshillon që të kujdeset për vete dhe t'i qëndrojë larg sherrit] Unë i rri gjithmonë larg, zonja Uezli, mua më pëlqen jeta e qetë, ju më njihni.[9]
  • [Harri u drejtohet Ronit dhe Hermionës, pasi kishte pirë shurupin Feliks Felicis sepse do të takonte profesor Brikërmillin] Kini besim te unë. Unë e di se ç'bëj... apo të paktën... E di Feliksi.[10]

Hermionë Granxher[redakto]

  • Oh, lëri këto, Harri! Nuk është Kuidiçi që është bërë kaq i njohur, je ti! Nuk ke qenë kurrë më interesant se sot dhe, po të flasim hapur, nuk ke qenë kurrë kaq fantastik.[11]
  • [Duke folur me Harrin për Ronin, kur ishin të zënë për shkakun e Livandës] Shumë bukur, në qoftë se Ronroni mendon kështu, atëherë qepju. Në fund të fundit, kur ka qenë ndonjëherë i gabuar arsyetimi i Ronronit?[12]
  • [Kur Harri përpiqet ta bindë që të pajtohet me Ronin] Verën pesëqindvjeçare e thau Zonja Trashaluqe, Harri, jo unë.[13]

Ronald Uezli[redakto]

  • [Kur Mersina Ankaçja shprehet se do të mbajë fjalën deri kur...] ... jo deri në varr, ma do mendja, jo? Mbase në gjirize...[14]
  • [Roni duke folur për Romilda Vejn, pasi kishte ngrënë çokollatat me shurup dashurie brenda] Më duket... Harri, më duket se kam rënë në dashuri me të.[15]
  • [Kur Roni shikon Xhinin duke u puthur në korridor me Dinin] Nuk më pëlqen që motra ime të bëjë kiu-viu në sy të të gjithë botës![16]

Xhini Uezli[redakto]

  • Por ti ishe shumë i zënë për të shpëtuar botën e magjisë. Bukur ... unë s'mund të them se jam e befasuar. E dija se kështu do të ndodhte në fund. E kam ditur se ti nuk do të ishe i lumtur, veçse po të ndiqje Fluronvdekjen. Mbase pikërisht për këtë, unë të dua kaq shumë.[17]

Severus Pitoni[redakto]

  • [Duke folur me Narcisa Mallfoin] Nëse e ke të ndaluar, ti nuk duhet të flasësh. Fjala e Zotërisë së Errët është ligj.[18]

Profesor Horas Brikërmilli[redakto]

  • [Kur Harri i merr kujtimin gjatë varrimit të Aragogut] Ti je djalë i mirë. Ti ke krejt sytë e saj... mos mendo shumë keq për mua...[19]
  • [Duke folur me Hagridin për flokët e njëbrirorit] Po mor mik, a e dini sa vlejnë ato?[20]

Drako Mallfoi[redakto]

  • Kush ta ka nxirë syrin, Granxher? Dua t'i dërgoj një tufë me lule...[21]

Ngac Poltergeisti[redakto]

Kur ka rrëmujë e ka trazirë,
Kërko Ngacin: gjen të mirë!

[22]

Shakatë Magjike Uezli[redakto]

Pse i trembeni Ju-E-Dini-Kushit?
Ju duhet t'i trembeni
U-NO-PU-t
Ndjenjës së Kapsllëkut që ka kapur Kombin

[23]

Pjesë rrëfimi[redakto]

[Kapitulli i Fundit, Varri i Bardhë, ndjesitë e Harrit pas varrimit të Urtimorit]

  • Dhe papritmas, krejt papritmas, ai qau për atë të vërtetë të frikshme, më lirshëm se ç’kishte qarë qysh se kishte vdekur Urtimori, qysh se ishte larguar... e shtrëngoi aq fort medalionin e ftohtë, sa i dhembi dora, por nuk mund t’i ndalte lotët e nxehtë që i rridhnin papra;[24]

Dialogjet[redakto]

[Harri merr vesh nga profesoresha Trelaunej që ishte profesor Pitoni ai që i ka treguar profecinë Lordit Fluronvdekje]

Albus Urtimori: - Ç'pate?
Harri Poter: - Asgjë.
Albus Urtimori: - Pse je tronditur?
Harri Poter: - Nuk jam i tronditur.
Albus Urtimori: - Harri, ti s'ke qenë kurrë një Ndryrës i mirë ...[25]


[Urtimori bisedon me Harrin mbas takimit të këtij të fundit me Rufus Ulërimsin]

Albus Urtimori: - Dëgjova se ke takuar Ministrin e Magjisë për Krishtlindje, kështu?
Harri Poter: - Po. Ai nuk është fort i kënaqur prej meje. Ai më akuzoi se jam ‘’njeri qind për qind i Urtimorit’’.
Albus Urtimori: - Qenka sjellë shumë keq.
Harri Poter: - Dhe unë i thashë se ashtu isha.
Albus Urtimori: - Jam shumë i prekur, Harri.[26]


[Diskutim mes profesor Pitonit dhe Harrit në orën e parë të mësimit për vitin e gjashtë të lëndës së Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta]

Severus Pitoni: - Më kujto të të them që jemi duke bërë yshtje pa fjalë, Poter.
Harri Poteri: - Po.
Severus Pitoni: - Po zotëri.
Harri Poteri: - S'është nevoja të më thërritni zotëri, profesor.[27]


[Kur Ulërimsi përpiqet të bindë Harrin të kalojë në anën e Ministrisë]

Rufus Ulërimsi: Bukur, e kam të qartë se ka punuar mirë me ty. Ti je fund e maje njeri i Urtimorit, apo jo, Poter?
Harri Poter: Po, ashtu jam. Po më bëhet qejfi që mbërritëm në këtë përfundim.[28]

Thënie për të[redakto]

  • Le ta themi që me të parën: dhe nuk është thjesht entuziasëm! Harri Poteri i ri është fantastik! "Harri Poteri dhe Princi Gjakpërzier" është i shpejtë, nxitës, me një dramë të papërballueshme. - Daily Mail[29]
  • Askush nuk mund t'ia mohojë tashmë vendin e vet në histori Harri Poterit. Kur Bushi, Bleri dhe Bin Ladeni do të kenë mbetur vetëm një pyetje për emisionin e famshëm të shekullit XXII "Kush do të bëhet milioner?", Harri Poteri do të jetë personazhi simbol i epokës sonë. Roulingu u ka shpëtuar të gjitha kritikave.' - Evening Standard[30]
  • Çdo faqe përmban surpriza të reja. Është libri më dramatik dhe me tensionin më të madh nga e gjithë seria. E sigurt: Fansat e Harri Poterit do të mbeten të mrekulluar. - Independent on Sunday[31]

Thënie të atribuara gabimisht[redakto]

Referenca[redakto]

  1. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 41.  99927-59-73-9. 
  2. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 441.  99927-59-73-9. 
  3. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 432.  99927-59-73-9. 
  4. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 437.  99927-59-73-9. 
  5. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 339.  99927-59-73-9. 
  6. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 340 – 341.  99927-59-73-9. 
  7. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 178.  99927-59-73-9. 
  8. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 373.  99927-59-73-9. 
  9. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 269.  99927-59-73-9. 
  10. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 366.  99927-59-73-9. 
  11. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 169.  99927-59-73-9. 
  12. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 288.  99927-59-73-9. 
  13. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 271.  99927-59-73-9. 
  14. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 355.  99927-59-73-9. 
  15. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 302.  99927-59-73-9. 
  16. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 221.  99927-59-73-9. 
  17. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 491.  99927-59-73-9. 
  18. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 31.  99927-59-73-9. 
  19. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 376.  99927-59-73-9. 
  20. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 372.  99927-59-73-9. 
  21. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 90.  99927-59-73-9. 
  22. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 313.  99927-59-73-9. 
  23. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 92.  99927-59-73-9. 
  24. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 489.  99927-59-73-9. 
  25. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 418.  99927-59-73-9. 
  26. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 274 – 275.  99927-59-73-9. 
  27. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 142.  99927-59-73-9. 
  28. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 268.  99927-59-73-9. 
  29. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 500.  99927-59-73-9. 
  30. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 500.  99927-59-73-9. 
  31. ^ Rowling, J. K. Ymeri, Mariana, red. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. f. 500.  99927-59-73-9. 


Shiko edhe[redakto]

Lidhje të jashtme[redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: