Pijet alkoolike
Appearance
Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?
Alkooli është drogë psikoaktive dhe përbërës aktiv në pijet si: birra dhe vera.
Thënie
[Redakto]- Rakia do raki.[1]
- I dehuri i ngjan shishes që ka në dorë, ka trup e qafë, por nuk ka kokë.[3]
- Kur s'ka mish të pjekur, rroftë Zonja sallatë![4]
- Ndryshe e ka lezetin rakia kur e pi me shokë në pijetore dhe ndryshe kur e pi si kukudhi në shtëpi.[5]
- N'kafene
Dikush e pi bukën e fëmijëve të vet.[6]
- Gota është shoku që hesht.[7]
- Ndjenja e turpit është e madhe pas pijes. Ke dëshirë të mbyllësh sytë dhe të mos shohësh njeri. Atyre që të kanë parë në gjendje qesharake, dëshiron t'u largohesh dhe të mos i takosh gjersa gjithshka të harrohet.[8]
- Në fundin e botës është gota
Në fundin e gotës bota.[9]
- Nëpër kafene krijohet një veçori kolektive e atyre, që fajësojnë jetën për të cilën më parë mendonin vetëm të mblidhnin frytet.[10]
- Dikush e pin prej shumë dijes
Dikush e pin për marri...
Kurkush s'thotë se ja ka anda...
Dikush pin mos ta marrë gjumi
E dikush ma mirë me fjetë...
Pleqt e pinë, thonë, prej pleqnijet,
E t'rijtë e pijnë se janë të ri.
Dimnit pinë për me e xe,
E vers pinë për me i freskue.[11]
- Ai që ngre gotën pas mezesë, ai është aty për meze e jo për raki.[12]
- Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T'i flasësh gotës nëpër duar:
"Sa pak të mira ka kjo botë"!...[13]
- Më mirë është ta shohësh gotën përgjysmë të mbushur, se përgjysmë të zbrazët.[14]
- Gota pa buzët e poetit
Si shkretëtira në buzët e detit.[15]
Proverba
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ Abdihoxha, Ali (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Drini, Skënder (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kallmata, Miço (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Duka, Arben (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kokona, Vedat (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Buzuku, Beqir (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Gunga, Fahredin (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Basha, Eqrem (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Bejtullahu, Zeki (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Siliqi, Risto (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Zhubi, Shkëlzen (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Demaku, Daut (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Telo, Jorga (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.